Analizat moderne të gjakut
Për shumë nga ne, një test gjaku fillon me një gjilpërë, një shiringë dhe një premtim se do të mbarojë shpejt.Por në fund të fundit, gjaku shpesh kërkon transportin e provezave në një klinikë, një numër pajisjesh laboratorike dhe një staf mjekësor të specializuar për të arritur në rezultate të sakta.I gjithë procesi mund të marrë ditë dhe në disa raste edhe javë.Por imagjinoni nëse ju mund të vendosnit të gjithë laboratorin në një pajise të lëvizshme që mund të arrinte në rezultate të menjëherëshme.Një kompani irlandeze thotë se ka arritur të gjejë edhe zgjidhjen, një klinikë në një kuti e cila mund të testoje për një rang sëmundjesh ose gjendjesh mjekësore në minuta, nga vetëm një pikë gjaku.Mjekët ishin duke kërkuar me ngul një pajisje të lehtë për tu përdorur, thotë Jerry O'Brien, një djalë fermeri nga Cork i cili theu traditën e familjes për të ndjekur një karrierë në kujdesin shëndetësor.Kishte një nevojë klinike të papërmbushur. Ishte shumë e dukshme që nga fillimi se ata dëshironin një pajisje të thjeshtë që do të testonte për cdo gjëndje, vetëm nga një pickim gishti dhe nga një pikë gjaku, për vetëm pak minuta.Ai thotë se një vështrim i shkurtër ndaj pajisjeve të vjetëruara, shpesh herë të përdorura nga laboratorët, menjëherë të jep idenë se dicka më e mirë duhet ndërtuar.Ne shohim në brendësi të pajisjeve laboratorike dhe kuptojmë se teknologjia është shumë e vjetër, madje e viteve 50 ose 60. Dhe kjo në rastin më të mireë, thotë O'Brien.Pas 6 viteve kërkim dhe zhvillim, kompania e O'Brien e bazuar në Cork, e quajtur Radisens Diagnostics, arriti në prototipin e saj Gemini.Pako të vogla të mbushura me kokrriza të vogla me një mbulesë molekulare, specifike ndaj sëmundjes që po investigohet, futen në makineri. Një pikë gjaku, rrotullohet me kokrrizat dhe molekulat e sëmundjes prezente në shembullin e gjakut, shfaqen në formën e zinxhirëve të gjatë.Duke analizuar këto shembuj nën një dritë jeshile, menjëherë tregohet se sa shumë nga sëmundja është prezente në shembull.Doktorët do të mund të pajisen me pako specifike ndaj sëmundjeve që ata po diagnostikojnë, nga sëmundjet e zemrës ose mëlcisë e deri tek diabeti.Pajisja ka aplikime të shumta dhe mund të përdoret në vende të largëta ku aksesi ndaj ambjenteve laboratorike është i limituar ose edhe jo ekzistent.Një nga investitoret më të mëdhenj ka qenë Agjencia Europiane e Hapësirës e cila po kërkon të përdorë këtë pajisje në hapësirë.Do t'i jepte Agjencisë Europiane të Hapësirës një pajisje për të testuar astronautet, për testime jo vetëm të momentit por edhe për të gjurmuar fiziologjinë e tyre përgjatë qëndrimeve të tyre të gjatë në hapësirë në gravitet zero, thotë ai.Një nga avantazhet e sistemit, thotë O'Brien, është fakti se doktoret mund të përforcojnë këshillat e tyre mjekësore me një diagnosë të menjëherëshme.Nëse ju mund të merrni testin e diagnosës ose testin e monitorimit aty për aty, mjeku mund t'ju shohë në sy dhe t'ju thotë se nuk keni qenë duke e menaxhuar shëndetin tuaj dhe kur të ktheheni përsëri pas 3 muajsh, dua që të shoh rezultate më të mira.Njerëzit, kanë reagim ndaj kësaj këshille./oranews.tv/