LIDAR, pajisja për matjen e pyjeve

Pemët kryejnë punën vitale nëpërmjet thithjes së dioksid karbonit, i cili kontribuon në ngrohjen globale dhe gjithashtu ato prodhojnë edhe oksigjen.Por për momentin, e vetmja mënyrë për të matur sesa shumë karbon depozitohet në një pemë, ështe nëpërmjet prerjes së tyre dhe peshimit.Kështu që një teknike e re po zhvillohet, e cila përdor lazer skanimi tokësor për të krijuar harta 3D të pyjeve deri në milimetrin më të afërt, e cila më pas mund të përdoret për të percaktuar sesa shumë karbon mblidhet në çdo pyll.Kërkuesit në UCL ( University College London ) besojnë se kjo mund të jetë një zhvillim i rëndësishëm në monitorimin e stoqeve të karbonit për politikbërjen globale ndaj klimës.Të dyja, edhe biomass mbi tokë dhe stoqet e karbonit janë detaje të rëndësishme për UN-REDD, iniciativa e Kombeve te Bashkuara mbi reduktimin e emisionit nga shpyllëzimi dhe degradimi i pyjeve, që po përpiqet të mbajë nën kontroll shkatërrimin e pyjeve dhe në këtë mënyrë të ruajë depozitimin e karbonit nëpër pemë.Ju mund të përdorni matjet tona me lazer për të përcaktuar saktësisht volumin e pemës, shpjegon Dr Mathias Disney, lektor për perceptimin e largët në Departamentin e Gjeografisë në UCL.Nëse ju keni volumin e pemës, atëherë gjëja tjetër që ju duhet ëshë densiteti, ju mund të llogarisni masën e pemës. Dhe kështu në thelb, ajo që mund të bëni është se mund të përdorni lazerin për të skanuar peshën e pemëve.Teknologjia për skanimin me lazerin tokësor, e quajtur LIDAR (detektimi i lazerit dhe radari ) mendohet të jetë rreth 90 perqind me shumë e sakte se metodat aktuale.Këto të dhëna mundet gjithashtu të përdoren në lidhje me fotografinë precize për të gjeneruar portrete tre dimensionale të një pylli.Dr Disney thotë: “Instrumenti qëndron aty në një trekëmbësh dhe rrotullohet duke lëshuar një rreze lazer dhe çdo herë qe pajisja lëshon lazerin, mijëra herë në sekond, ajo regjistron sesa larg ka shkuar lazeri dhe në thelb distancën mes lazerit dhe objektit që ai ka goditur. Dhe në këtë mënyrë, krijon një pamje tre dimensionale të çdo gjëje që rrethon instrumentin e lazerit.Kërkuesit nga UCL kanë mbledhur se fundmi matje të skanimit me lazer nga më shumë se 1000 pemë në Brazil, si pjesë e një studimi për impaktin që ka thatësira në pyllin e shiut në Amazonë.