KaliPAK, pajisja që ofron energji të rigjenerueshme kudo

Energjia solare, si një energji e pastër dhe e rigjenerueshme është duke u shndërruar në një burim shumë të rëndësishëm. Por, është e vështirë për tu akumuluar dhe panelet nuk mund të instalohen kudo.Kështu që, po sikur secili të kishte një central të vogël energjie solare dhe ta merrte me vete, edhe në zonat më të largëta?Start-up i israelit Kalisaya kishte pikërisht këtë ide. Ka dizenjuar një pajisje të quajtur KaliPAK, e cila do të ofrojë energji të rigjenerueshme kudo. Pako e lëvizshme e energjisë mund të ngarkohet duke përdorur energji solare. Shpikësi i saj është i bindur se KaliPAK mund të përdoret në rast të një mungese energjie të shkaktuar nga cdo gjë, duke filluar nga katastrofat natyrore e deri tek mbipërdorimi i baterive nëpër kampingje.Bashkethemeluesi i Kalisaya, Yaron Gissin shpjegon se si funksionon KaliPAK. Ka vetëm një mënyrë për tu ndezur, një buton shumë të thjeshtë për ta bërë funksionale. Ju e lidhni me çfarë do që të dëshironi, qoftë aparatura 12 volt si kamerat, minifrigoriferët ose pajisjet USB si iPad ose celularë dhe ju e ndizni e më pas ajo fillon të karikojë menjëherë duke bërë që pajisjet të ndizen.Pajisja vjen me një transmetues Bluetooth të integruar, të dizenjuar për të lidhur pajisjen me smartphonin tuaj.Në të ardhmen, zhvilluesit planifikojnë t'i japin njësisë së lëvizshme, kapacitetin për tu ngarkuar nga një varietet i burimeve natyrore dhe jo vetëm nga dielli.Vitin tjetër, ne do të kemi një turbinë të lëvizshme ere e cila do të lidhet me KaliPAK dhe do ta ngarkojë atë gjithashtu edhe nga era, thotë Gissin.Kalisaya shpreson të lancojë KaliPAK në vitin 2015 në dyqane të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Europen Lindore. Cmimi i saj do të variojë nga 250 deri në 750 euro./oranews.tv/