Njihuni me Vegan, supermakinën elektrike nga Sri Lanka

Në pamje të parë, është një çmenduri, një supermakinë e gjitha elektrike, 900 kuaj fuqi e prodhuar nga ishulli që njihet më mirë për çajin dhe turizmin, dhe jo për teknologjinë.Makina arrin çmimin 400 mijë dollarë.Ideja është e sipërmarrësesit të teknologjisë me kreativitetin e një fëmije, Harsha Subasinghe, shefit ekzekutiv të CodeGen, një software për industrinë e udhëtimeve dhe turizmit.Subasinghe e projektoi makinën Vega, jo vetëm për të treguar se ajo është e gjitha elektrike, por për të demonstruar aftësitë e njerëzve nga Sri Lanka në teknologjinë e transportit.“T’i bëjmë njerëzit të besojnë se ky projekt kaq kompleks si puna e kësaj supermakine ka ardhur nga Sri Lanka, është një sfidë e madhe për ne,” thotë Beshan Kulapala, menaxheri i projektit të makinës. “Ky vend prodhon disa nga inxhinierët më të mirë në botë, por në të kaluarën ne kemi qenë të frikësuar për të marrë pjesë në konkurset e produkteve inovative, nga frika se most ë humbnim apo të tjerët të na përqeshnin”.E re në këtë makinë, është fleta e metalit me të cilën është bërë makina. Gjithashtu edhe motori i fuqishëm elektrik që sëbashku me rrotat e teknologjisë së fundit prodhojnë 900 kuaj fuqi.Konstrukti me fibra karboni e ndihmon makinën të mbajë një peshë prej 1 ton e 360 kg.Një staf prej 30 inxhinierëshkanë punuar për kushtet optimale të makinës në përdorimin e saj në rrugë të ndryshme.Nxjerrja e Vega-s në treg do të jetë sfida më e madhe për inxhinierët.Makina 2