Neve XN, bora artificiale që formohet nga uji
Topat e dëborës janë shndërruar në pamje të zakonshme në shumicën e rezorteve të skive në ditët e sotme, për të zëvendësuar mungesën e borës si edhe për të grishur vizitorët që të vijnë.Por përdorimi i tyre është i dëmshëm ndaj ambjentit, i shtrenjtë, për shkak të sasisë së madhe të elektricitetit të nevojshëm si edhe të paparashikueshëm pasi shpesh herë ato dështojnë në funksionimin e tyre në temperaturë mbi zero gradë.Tani, 2 inxhinierë italiane kanë perfeksionuar recetën për të transformuar ujin, fillimisht në borë të shkrirë dhe më pas në fjolla të bardha dëborë në vetëm pak sekonda, pa përdorur ndonjë shtesë kimike.Ata e kanë quajtur shpikjen e tyre 'Neve XN' Perenne ose 'Neve Perenne', e përkthyer si borë e përherëshme, nga italishtja.Ka dy diferenca kryesore mes makinerisë tonë dhe një topi dëbore. Fillimisht pajisja jonë konsumon vetëm një të dhjetën e elektricitetit të përdorur normalisht nga një top dëbore. Dhe së dyti, pasi e ndizni, makineria jonë prodhon një sasi konstante dëbore pavarësisht kushteve të motit, thotë bashkë shpikësi Francesco Besana.Brenda makinerisë, avulli me presion të lartë prodhon një vakum që kthen ujin në dëborë të shkrirë. Jashtë, komponentet elektronike rregullojnë procesin.Dëbora e shkrirë lëshohet në ajër. Oksigjeni e kthen më pas në fjolla dëbore edhe në temperatura deri në 15 gradë celsius.Prototipi mund të prodhojë deri në gjysëm metri kub dëbore në orë dhe shpikësit e tij shpresojnë se pajisja eventualisht do të marrë energji nga panelet diellore.Sipas bashkë shpikësit Fabiano Maturi, synimi i prototipit tonë është t'i japim vazhdimësi sezonit të skisë.Ideja është që të kemi stacione të vogla prodhimi të shpërndara gjatë vijës së tatëpjetës së skisë për të furnizuar me dëborë aty ku mungon, shton ai.Dy inxhinierët kanë filluar me përmirësimin e prototipit të tyre me qëllimin për të ndërtuar një makineri më të madhe që do të prodhojë deri në 5 metër kub dëbore në orë dhe do të funksionojë nëpërmjet biomasës ose dru për zjarr, një burim energjie më shumë miqësor me ambjentin.