Testi shokues, nxënësit e fillores në nivele Analfabetizmi: 40% nuk dinë as numërorët

Nxënësit e 9 vjeçares në Shqipëri rezultojnë dobët deri në limitet e analfabetizimit në lëndët gjuhë shqipe, matematikë dhe dituri natyre.Agjencia kombëtare e Provimeve (AKP) nëpërmjet një provimi të bërë në klasat e 3 dhe të 5 ka nxjerrë rezultatet për nivelin e njohurive në këto lëndë, të cilat janë shqetësuese.Në testin e bërë në klasën e 3-të24.11% e nxënësve nuk kanë shkruar përgjigje për pyetjen e bërë, e në rast se kanë tentuar kanë qënë të paqartë për të marrë qoftë dhe një pikë të vetme në këtë provim.31.17% e nxënësve kanë marrë vetëm 1 pikë por dhe përgjigjja në lëndën e gjuhës shqipe ka qënë me gabime drejtshkrimore.Në testin e klasës së 5-të45% e nxënësve në matematikë nuk dinë të shkruajnë numërorët, aq më tepër të zgjidhin ekuacionet.Rreth 30% e tyre nuk dinë të veprojnë fare në zgjidhjen e problemeve në matematikë dhe vetëm 17% e tyre ia përgjigjur saktë.Drejtorja e AKP Rezana Vrapi thotë se kjo ishte një diagnozë për të parë gjendjen e kurrikulave dhe të njohurive.Rezana Vrapi: "Punohet pak në drejtimin e të lexuarit e të të shkruarit. Nuk i kushtohet rëndësi anës gramatikore. Një nga defektet e teksteve alternative është se u japin nxënësve njohuritë gramatikore krejtësisht të shkëputura. Nga ana tjetër mësuesit shumë të varur nga teksti mbështesin mësimdhënien në këto tekste."Është teskti kaq i vështirë apo studiojnë pak nxënsit në ditët e sotme?Kjo është pyetja që i drejtuam nxënësve të klasave të 5-ta në Tiranë dhe ata përgjigjen se tekstet janë të vështira.Projekti pilot i Agjencisë Kombëtare të Provimeve është aplikuar në shkollat 9 vjeçare shtetërore të të gjithë vendit. AKP do të realizojë testimin edhe përgjatë 2015 për të bërë një krahasim me rezultatet e lëna pas.

Testimi i Agjencisë Kombëtare të provimeve për nxënësit e 9 vjeçares