Energjia e rinovueshme ka kosto të lartë, nuk ka interes nga donatorët

Edhe pse kohët e fundit energjia e rinovueshme ka qenë kryefjala e politikbërsve   realisht kosto e këtyre projekteve përcaktohet e papërballueshme. Drejtori  i Burimeve të Energjisë së Rinovueshme Ervin Shehaj  deklaroi se në mars do të prezantohet një ligj për për këtë  sektor.Ndërkohë që aktualisht po realizohen një studim I tregutKostoja e Energjisë së  Rinovueshme e bën këtë industri gati të pamundur  për ta zbatuar në praktikë. Ervin Shehaj  drejtor i Burimeve  të Energjisë së Rinovueshme pranë AKBN gjatë raportimit  në komisionin e Veprimtarive Prodhuese u shpreh se energjia e rinovueshme ka kosto të papërballueshme për Shqipërinë ndërkohë që edhe donatorët nuk  kanë shfaqur interes për këtë  sektor.Në mars Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore do të prezantoj një projektligj të ri për sektorin e energjisë së rinovueshme e cila do të jetë baza për nisjen e zhvillimit të  këtij sektori.