Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Nishanit për ligjin e huamarrjes

Qeveria ka shmangur edhe pengesën e fundit që nuk e lejon të marrë borxh pa miratimin e parlamentit: Dekretin e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.Me pretendimin se projektligji i propozuar nga Qeveria ishte anikushtetues, opozita ka rikthyer debatin në Komisionin e Ekonomisë dhe të Financave, duke hasur kundërshtitë e maxhorancës e cila në fakte i ka quajtur argumentat e Kreut të Shtetit të pabaza.Ridvan Bode: “ Shqetësimi im ka qenë një dhe vetëm një, që këtu po miratohet një ligj antikushtetues.Ne jemi opozita, garanci të vetme.. dhe qytetarët shqiptarë garanci të vetme për të jetuar në këtë vend kanë ligjin, Kushtetutën, të cilat duhet të respektohen dhe jo të anashkolohen, të dhunohen përmes marifeteve dhe artificave të tjera”.Sherefedin Shehu:“Në këtë rast kemi një preçedent të rrezikshëm sepse edhe Ministri i Financave është antiligj, antikushtetues .Dhe ne jemi vend që qeverisemi me Kushtetutë dhe ligje, nuk jemi vend kaubojsish këtu”.Lidhur me një nga argumentat e shtruar nga Presidenti Nishani, se në fakt ky projektligj fuqizon së tepërmi Ministrin e Financave, kauzë kjo e ngritur edhe nga opozita, Shkëlqim Cani i është përgjigjur se tavani i huamarrjes është dhënë, e në të tilla kushte, Ministrit të Financave i jepet fleksibilitet e jo kompetenca fuqiplota.Shkëlqim Cani: “Pak a shumë është krijuar një ide sikur po i jepet kompetencë Ministrit të Financave apo dhe ekzekutivit në terësi për të marrë borxh sa do dhe si do. Asjëra nga këto nuk është e vërtetë. Nuk mund të luajmë me nivelin e borxhit apo defiçitit jashtë ndryshimeve të ligjit bazë për buxhetin e 2015. Është e pakuptimtë e gjithë kjo tymnajë që ngrihet që medemek Qeveria, rasti më i keq Ministrit të Financave po i jepet ndonjë kompetencë, jo i jepet fleksibilitet”.Disa ditë më parë, Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për huamarrjen shtetërore borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë.Me rrëzimin e këtij dekreti nga maxhoranca, ky ligj do të kalojë në Parlament.