Banorët e lagjes "Kushtrimi" spektatorë në aksionin e IKMT

Edhe pse jo të gjithëve u është njohur e drejta e pronësisë mbi shtëpitë e tyre, banorët e lagjes "Kushtrim" në Vlorë, kanë rënë një nga një. Ata kanë ndjekur si spektatorë ndërhyrjen e IKMT në kuadër të projektit të zgjerimit të transballkanikesTë revoltuar banorët kërkojnë që fillimisht të marrin paratë e shpronësimit, më pas t'u prishen banesat.Ëngjëllushe Shuaipi është një banore e lagjes "Kushtrim" prej 30 vitesh. Banesën e ka ndërtuar me mundim në vitin 1985, por sot emri I bashkëshortit të saj, kryefamiljar nuk figuron asgjëkundi. 60 vjecarja natën e ka kaluar në rrënojat ku dikur rriti tre fëmijët.Banorët që nuk I kanë të legalizuara banesat e tyre, kanë ndjekur me lot në sy, aksionin e IKMT.Deri më sot janë shembur rreth 50 banesa që preken nga plani për zgjerimin e rrugës që bën lidhjen e autostradës me transballkaniken ndërsa aksioni vijon deri orëve të mbrëmjes.ikmt 3 ikmt 2 ikmt 1