Deri në nëntor 92 520 të punësuar, Veliaj e Rama hapin zyrën e punës në Laç
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj deklaron se deri në fund të nëntorit të shkuar janë punësuar 92521 persona.Shifra i referohet të dhënave të Sigurimeve Shoqërore dhe është bërë publike dje nga Ministri në ceremoninë e çeljes së zyrës së punës në Laç, ku merrte pjesë edhe kryeministri Edi Rama.Erjon Veliaj: "Deri në fund të nëntorit të shkuar kemi patur një shtesë prej 92521 persona të deklaruar në sigurimet shoqërore. Këtë vitin e fundit unë kam dëgjuar shumë cinikë se është e pamundur që qeveria jonë të mbaj premtimin për 300 mijë vende pune. Dhe unë po ju citoj sot atë që kemi në bordero dhe sigurimet shoqërore. Ndaj dua të falenderojë bizneset e zonës se janë ata punëdhëniesit më të mëdhenjë dhe më të qëndrueshëm", - tha Veliaj në hapjen e këtij takimi.Zyra e punës në Laç është e para e një serie zyrash pune në Veriun e Shqipërisë.Kryeministri Rama në ndërhyrjen e tij u shpreh se zinxhiri i këtyre zyrave do të shtrihet në gjithë veriun dhe më pas në të 61 bashkitë e reja.Edi Rama: "Sot në faqen zyrtare të shërbimit kombëtar të punës janë mbi 2 mijë vende të lira pune. Vetëm zyrat e punësimit në Tiranë dhe Durrës kanë punësuar mbi 2 mijë persona secila. Ndërkohë që vetëm sot nëpërmjet kësaj zyre pune këtu në Laç një kompani kërkon një numërtë konsiderueshëm grash dhe vajzash për t'i punësuar. Ne jemi shumë të vetdijshëm se punësimi është sfida jonë reale, por çelja e kësaj zyre është një hap përpara për këdo që kërkon një punë"Erjon Veliaj: "Ky është vendimi që kemi marrë që fokusi për 2015 do jetë kryesisht në veri të vendit. Jemi gati me zyrën e Punës në Kukës, më pas në Shkodër dhe në Laç".Apeli per biznesetSi kryeministri edhe ministri bënë apel bizneseve që të përfitojnë nga oferta e qeverisë që deri në datën 31 mars të paguajnë të gjitha sigurimet shoqërore të prapambetura duke ulur me 80 për qind gjobën e tyre për vonesën.Laçi është qyteti i dhjetë në Shqipëri që ka një zyrë moderne pune duke ofruar më shumë mundësi për qytetarët që të gjejnë një punë.Në këtë takim ishin të ftuar edhe kreu i Bashkisë Laç Artur Bardhi, si dhe përfaqësues të biznesit që bënë të mundur mbështetjen financiare për hapjen e kësaj zyre.Pas Laçit, kryeministri i shoqëruar nga Ministrja Gjermeni, kanë inspektuar punimet për rikonstruksionin e sheshit qëndror në Lezhë dhe 36 banesave të komunitetit rom që jetojnë në Lagjen "Skënderbeg".Ajo çka ra në sy gjatë kësaj vizite, ishte afrimi i shefit të qeverisë me kryebashkiakun Tushaj, duke lënë të nënkuptohet se me shumë gjasa, ky i fundit mund të jetë kandidati i të majtës për bashkinë e Lezhës më 21 qershor, duke kërkuar kështu një mandate të tretë. /Oranews.tv/