Argjentina Ramosaj së shpejti nënë: “Mezi pres të takoj djalin tim të vockël”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2015, 11:24
Këngëtarja Argjentina Ramosaj u ka dhënë fund dyshimeve për shtatzëninë e mundshme të saj të përfolur më parë. Këngëtarja me një foto të postuar në rrjetin social “Facebook” e tregon haptazi këtë fakt, ku edhe barku i saj i fryrë duket qartë.Përvec lajmit të shtatzënisë, ajo tregon edhe gjininë e foshnjes së saj të cilin e pret me padurim, duke shfaqur një emocion të veçantë.“Mezi pres të takoj djalin tim të vockël..faleminderit të gjithëve për urimet…është një ndjenjë e papërshkrueshme”- ka shkruar ajo.