Turqia solidarizohet me përmbytjet, 6 mijë dollarë për familjet rome në Berat

Berat-Bashkia turke e Baçelarit, e binjakëzuar disa vjet më parë me Beratin ka ofruar një ndihmë financiare për familjet e përmbytura në lagjen rome.Gjashtë mijë dollarë janë dhënë nga vetë kreu i kësaj bashkie gjatë një takimi të bërë në bashkinë e Beratit, që do të pasohet në ditët në vijim me më shumë ndihma në ushqime.Lokman Çagirici  : "Është një shumë modeste që unë dua të ndahet për familjet më të prekura nga përmbytjet. Kamionë me ndihma ushqimore dhe veshmbathje do të jenë të martën në Berat, gati për tju shpërndarë familjeve të dëmtuara. Dua tu kujtoj se nuk jeni vetëm dhe do ti ndajmë bashkë shqetësimet. Ashtu sic iu gjendëm një bashkie të bosnje hercegovinës gjatë përmbytjeve, ashtu do ju ndihmojmë edhe juve."Kryetari i bashkisë, së Baçelarit, Lokman Çagirici  pasi u njoh me situatën e përmbytjeve prej homologut Fadil Nasufi  ka theksuar se në të ardhmen mund të shmangen vetëm përmes një investimi afatgjatë për sistemimin e argjinaturave dhe kanaleve kulluese.