Grabitja e kishës, Pustec, prifti: Po masakrohen objektet e kultit

Nuk ka ende një autor grabitja e këmbanës së kishës së shekullit të 18 në zonën e Prespës. Mënyra e grabitjes përmes thyerjes dhe dëmtimit të ikonave, për priftin e fshatit Zaroshkë të komunës Pustec, është një akt vandalizmi kundër objekteve të kultit.Ndonëse është hera e dytë brenda muajit, që vidhet kisha e Shën Vasilit, një prej më të vjetrave të zonës së Prespës, policia ende nuk ka një autor të ngjarjes.Ngjarja ka ndodhur 2 ditë më parë gjatë natës në kishën e "Shën Vasilit”, dhe policia është lajmëruar nga kujdestari i kishës Pandi Mazenkovski që rrëfen në detaje se si kanë hyrë hajdutët në fshatin Lajthizë të komunës Pustec.Për priftin e kishës së fshatit Zaroshkë, Ropi Argjiri kjo është një masakër që po i bëhet objekteve të kultit, dhe vetë besimtarëve, duke qenë rasti i 5-të në harkun kohor të dy viteve i vjedhjes së kishave mbi 200 vjeçare në zonë.Në kishën e “Shën Vasilit” në fshatin Lajthizë u vodh këmbana, si edhe u dëmtuan disa ikona të brendshme të saj.Banorët jashtë kamerave thonë se vjedhjet në kishat që i përkasin shekullit të 18 bëhen nga persona që vijnë nga jashtë.