Rama: 1001 legalizime në Shijak, 10 herë më shumë seç ka dhënë PD

Pas qetësimit të situatës në zonat e përmbytura kryeministri Edi Rama, iu rikthye mbajtjes së një premtimi të rëndësishëm për qeverinë e tij, legalizimin e banesave. Ai ishte në Shijak ku shpërndau 1001 leje legalizimi dhe nuk evitoi krahasimin me qeverisjen e shkuar.Edi Rama: “Në gjithë këto vite nga mijëra dhe mijëra kërkesa qeveria e kaluar ka legalizuar vetëm 143. 1001 letra legalizimi janë 10 herë më shumë sec ka bërë PD në gjithë karierën e vet në qeverisje.”Shefi i qeverisë shfrytëzoi rastin për të bërë edhe pak fushatë.Edi Rama: “Një votë dhe me bashkimin pastaj të shumë votave të tjera njeriu mund të bëjë jo vetëm për vendin, por edhe për veten, gjera që i vetëm nuk i bën dot”Shijaku do të përfitojë nga qeveria 1 milionë euro investime për sheshin e ri të qytetit dhe rrugën pë rte 4 shkollat.Edi Rama: “Mbështetje që Shijaku nuk e ka parë as kur ka pas në qeveri…e keni parasysh vete se vetë e keni mbajtur vetë për burrë të zoti dhe për kryeministër për gjithë ato vite”