Banorët e lagjes “Kushtrimi”, çertifikata pronësie kush ka ndërtuar para viteve '90
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2015, 18:23
Kryeministri Rama është takuar në Vlorë me 130 familjet e lagjes “Kushtrim” banesat e të cilëve preken nga projekti i zgjerimit të transballkanikes.Në takimin e zhvilluar pa praninë e mediave, Rama ndau çertifikatat e pronësisë për 25 prej këtyre familjeve që kanë ndërtuar para viteve 90, që do të thotë se pas shembjes këto shtëpi do të shpronësohen.Ndersa 44 familjet që jane vendosur në këtë zonë pas viteve 90 do të përfitojne vetëm pagimin e dy viteve qira si të pastrehë.Kjo e moshuara rrëfen që pas dy vitesh do përfundojë në rrugë, pasi e ka ndërtuar banesën në vitin 1992Pas takimit me banorët e Lagjes Kushtrim, Rama inspektoi punimet për Lungomaren.