Sulm terrorist, plumba në Danimarkë autorit të karikaturave të Profetit Muhamed, një i vdekur
Danimarke-Vetëm pak kohë pas ngjarjeve të Parisit, sulmet terroriste me objekt karikaturistët janë rikthyer në Danimarkë. Një person u vra dhe tre policë u plagosën gjatë një sulmi të armatosur të regjistruar në një kafene në Kopenhagen, ku po zhvillohej një diskutim mbi islamin dhe lirinë e fjalës me temë “Art, Blasfemi dhe Liria e fjalës”, ku ishte i ftuar edhe karikaturistyi suedez Lars Vilks. Ky i fundit është në listën e organizatorëve islamikë ekstremistë që prej vitit 2007 kur ai botoi një karikaturë të profetit Muhamed.Media dhe policia lokale thanë se ndaj kafenesë u shkrehën të paktën 40 plumba që lanë të vrarë 1 civil dhe plagosën 3 efektivët e policisë.Të dhënat e para flasin se akti i cilësuar si terrorist dhe me prapavijë ekstremiste është ndërmarrë nga të paktën 2 persona, për kapjen e të cilëve policia daneze ka nisur një aksion të gjerë.Kryeqyteti danez pas ngjarjes është nën shok dhe në alarm, ndërsa policia ka ngritur postblloqe.Ndërkaq mësohet se në ambientin ku u shënua ngjarja ndodhej edhe ambasadori francez në Danimarkë, i cili disa minuta pas sulmit publikoi në llogarinë e tij në rrjetin social Tëitter një mesazh ku njoftonte se ishte gjallë dhe i pa dëmtuar nga sulmi.Po ashtu Organizatorët e takimit thanë se se artisti Vilks nuk është prekur nga plumbat.Ora 16:30 Në takim merrte pjesë edhe ambasadori francezSipas mediave vendase, në takim merrte pjesë edhe ambasadori francez, i cili përmes një statusi në rrjetin social Twitter shkruan: Jam gjallë!Ora 17:20 Gjendet makina e autorëve Policia daneze njoftoi se ata kishin gjetur makinën e autorëve të vrasjes. Policia ka treguar se viktima ishte një njeri rreth 40 vjeç, por për momentin nuk është identifikuar.[caption id="attachment_464881" align="alignnone" width="634"]
Ne foto: Lars Vilks, autori i karikatures se profetit Muhamed[/caption][caption id="attachment_464879" align="alignnone" width="634"]
Ne foto: Vendi ku ndodhi sulmi me arme ne Kopenhagen[/caption][caption id="attachment_464877" align="alignnone" width="560"]
Ne foto: Vendi ku ndodhi sulmi me arme ne Kopenhagen[/caption][caption id="attachment_464870" align="alignnone" width="620"]
Ne foto: Vendi ku ndodhi sulmi me arme ne Kopenhagen[/caption][caption id="attachment_464869" align="alignnone" width="620"]
Ne foto: Vendi ku ndodhi sulmi me arme ne Kopenhagen[/caption]