Norman Atlantic, një tjetër kufomë në bord, numri i viktimave arrin në 11
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2015, 08:53
Një kufomë e dytë u gjend në Norman Atlantic, tragetin që u përfshi nga flakët ditën e 28 dhjetorit ndërsa udhëtonte nga Igumenica drejt Ankonës dhe nga 2 janari u ankorua në portin e Brindizit.Trupi u gjend gjatë një inspektimi nga ana e ushtarakëve në një nga dhomat e anijes, ku ishin parkuar autovetura të ndryshmeBëhet fjalë për trupin e dytë të gjetur nga inspektimet e kryera dhe numri i viktimave arrin në 11, dhe vlen për t’u kujtuar që numri i të zhdukurve deri më tani shkon në 18 vetë.Skuadrat e shpëtimit nga Italia, Greqia dhe Shqipëria arritën të shpëtonin 477 persona, mes tyre edhe 22 shqiptarë. Fatkeqësisht gjatë operacionit të rimorkimit të tragetit, humbën jetën edhe dy marinarë shqiptarë.