Gjermania policë në kufirin Serbi-Hungari të ndalë kosovarët/ FOTO
Largimi i një numri të madh kosovarësh drejt vendeve të BE që i ngjan një eksodi masiv ka detyruar Gjermaninë të dërgojë në kufirin Serbi-Hungari të paktën 20 policë, të pajisur me mjete të vecanta për të ndaluar këtë fenomen.Mediat në Kosovë sjellin pamje të operacionit që po kryejnë policët gjermanë në bashkëpunim me policinë dhe xhandermerinë serbe dhe policinë hungareze.Ata janë të pajisur me automjete të posaçme dhe kamera termovizive, për të kapur nga distance të largëta cdo lëvizje të qytetarëve kosovarë drejt kufirit serb, prej ku kalojnë më pas drejkt Hungarisë apo vendeve të tjera në përpjekje për të fituar azil në vendet e Bashkimit Europian.Policët gjermanë janë pozicionuar një ditë më parë afër fshatit kufitar Hajdukovo të Suboticës dhe po kryejnë patrullime.Ndërkohë vazhdon ndalimi i kosovarëve në kufi nga policia serbe që i ka kthen mbrapsht ata.Nga ana tjetër mediat kosovare kanë publikuar të tjera video për të treguar se në çfarë kushtesh të vështirë po jetojnë kosovarët e larguar drejt vendeve të Bashkimit Europian.Video e rradhës vjen nga një kamp i improvizuar në Schneeberg të Gjermanisë, shtet që ka paralajmëruar kthimin e të gjithë kosovarëve në vendin e tyre.Shtetet e Bashkimit Europian i kanë kërkuar Kosovës të marrë masa për të parandaluar këtë fenomen, ndërsa këmbëngulin në plotësimin e disa kushteve për të liberalizuar vizat.BE: Qeveria të forcojë kontrollin e kufiritBashkimi Europian shfaqet tejet i shqetësuar përballë eksodit të kosovarëve drejt vendeve të Unionit. Në një intervistë për emisionin “Ballkan Magazine” të gazetares Linda Karadaku, Maja Koçijançiç, zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE Federika Mogherini tha se BE po e monitoron seriozisht këtë çështje, ndërsa kërkoi nga Qeveria e Kosovës të forcojë kontrollin e kufirit. ( Ndiqni videon: Koçijançiç foli per eksodin pas minutes se 05:00 te intervistes) [caption id="attachment_464541" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Policet gjermane ne kufirin Serbi- Hungari[/caption][caption id="attachment_464542" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Policet gjermane ne kufirin Serbi- Hungari[/caption][caption id="attachment_464540" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Policet gjermane ne kufirin Serbi- Hungari[/caption][caption id="attachment_464539" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Policet gjermane ne kufirin Serbi- Hungari[/caption][caption id="attachment_464538" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Policet gjermane ne kufirin Serbi- Hungari[/caption]
/Oranews.tv/