Rama në Ferrras, dëmshpërblen fermerin që humbi 400 krerë dele

Kryeministri Edi Rama u rikthye sot, në fermën Resulaj në Ferras të Fierit. Kjo familje regjistroi 400 krerë bagëtish të mbytura si pasojë e përmbytjes së një jave më parë. Kryeministri, bashkë me Ministrin e Bujqësisë dhe Prefektin i Fierit, u dorëzuan fermerëve mbi 400 krerë dele, për zëvendësimin e çdo bagëtie të humbur.Fier- Kryeministri Rama është rikthyer në fermën e familjes Resulaj në Ferras, por këtë herë në krye të një tufe me mbi 400 krerë dele.I shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë Panariti, Rama ka inspektuar fermën e bagëtive të imta.Siç këta njerëz u përgjigjen detyrimeve të shtetit, edhe shteti duhet ti përgjigjet detyrimeve të tij, tha Rama, duke përsëritur se çdo fermer i prekur nga përmbytja do të dëmshpërblehet një më një.Gjatë vizitës në Fier, Kryeministri nën praninë edhe të Ministrit të Mirëqenies Sociale, morën pjesë në aktivitetin e prezantimit të fondit të nxitjes së punësimit në një nga kompanitë përfituese, nga ku përfituan për të bërë të ditur se vetëm për qarqet Fier dhe Vlorë fondi i punësimit shkon në mbi 1 milion dollar.