Risi të tjera nga shfaqja në Las Vegas (VIDEO)
Shfaqja ndërkombëtare e elektronikës konsumatore në Las Vegas, nga 6-9 janar, i dha kompanive të teknologjisë një mundësi për të treguar produktet e tyre më të fundit duke përfshirë televizorët me teknologji 4k, një smartfon të lakuar dhe ndërmarrjen më të fundit të Toyotes në karburantin me hidrogjen.Një pajisje në shfaqje ishte Flex 2 i LG, smartfoni i dytë i lakuar Android i kompanisë koreano jugore. Kjo e fundit i shton një procesor të fuqishëm pajisjes origjinale G Flex.Gjithashtu nuk është më as ekrani i madh i modelit të mëparshëm, tashmë i zëvendësuar nga një ekran me i menaxhueshëm prej 5.5 inc, me një rezolucion 1080p.Lakimi është gjithashtu më pak i theksuar, cka kompania shpreson ta bëjë më të lehtë për tu mbajtur. Dhe kasa është e fortë, plastike me shkëlqim, të cilën ata shpresojnë ta bëjnë më rezistente ndaj gërvishtjeve.Dana Wolman, redaktorja menaxhere e Engadget, thotë se lakimi po shndërrohej në një trend të ri. Lg është thjesht kompania më e fundit që ka anoncuar një pajisje të lakuar.Në këtë rast është Lg Flex 2, një smartfon i lakuar. Por është vetëm pajisja më e fundit që kemi parë.Samsung doli me një kompjuter shtëpiak të kompletuar e gjitha në një, të lakuar dhe deri tani ka gjithashtu televizorë të lakuar, monitorë të lakuar, smartfonë të lakuar, madje edhe bokse audio të lakuar.Me të vërtetë që këto kompani po përpiqen që të shndërrojnë në një trend lakimin, pavarësisht faktit nëse jeni ose jo të interesuar.Gjigandi japonez, panasonic, zbuloi serinë e re të CX850, të televizorëve të zgjuar 4k LED LCD ultra HD.Kompania thotë se ato pasqyrojnë ngjyra më vibrante dhe pastërti më të madhe të ngjyrës së zezë. Seria e re CX850 gjithashtu suporton transmetimin 4k.Dana Wolman nuk ishte e bindur sidoqoftë, se këto televizorë të rinj do të tundonin konsumatorët.“Është një situatë paksa jo edhe aq e komplikuar, pasi nëse njerëzit nuk janë duke zëvendësuar hardwarin e tyre, televizorët e tyre në rastin konkret, atëherë me të vërtetë që nuk ka një nevojë urgjente për momentin të paktën për ofruesit e kënaqur, që të kalojnë në shkallën 4k, sepse edhe tani megjithëse shohim shumë nga kjo teknologji në CES dhe me të vërtetë që është kënaqësi të shohësh të gjithë këto televizorë të kushtueshëm, shumica e njerëzve nuk janë duke blerë një të tillë tani dhe shumë njerëz nuk duan të pajisen me një televizor të tillë.”Dhe gjithashtu, Mirai i ri sportiv, i fuqizuar me hidrogjen i Toyotes, ishte në vitrinë. Elektriciteti që fuqizon motorët është i përfshirë në bordin e makinës, sic nevojitet, nëpërmjet kombinimit të thjeshtë të hidrogjenit me oksigjen, duke mos prodhuar asnjë emision përvec avullit të ujit.