Fjala e fundit e teknologjisë japoneze, 100 robotë që kërcejnë në sinkron
Ata kërcejnë si të ishin një trupë e mirëstërvitur baleti! Dhe janë plot 100.Robotët e kompanisë japoneze "Robo Garage", të dizajnuar nga Tomotaka Takahashi, janë fjala e fundit të teknologjisë, pasi mund të lëvizin dhe kërcejnë me zhdërvjelltësi të jashtëzakonshme.Robotët 34 centimetra të lartë, që peshojnë vetëm 1 kilogram, kanë edhe një të veçantë tjetër: ata nuk mund të blihen në dyqan si një mall i zakonshëm, por duhet t'i ndërtosh vetë.Kompania e lodrave për fëmijë, "DeAgostini" e ka çmontuar robotin në 75 copëza dhe secila prej tyre do të shpërndahet për lexuesit e revistës së përjavshme "Robi" deri sa të formohet roboti.Për ta ndërtuar të plotë, kostot shkojnë 1200 dollarë, sa dhe shuma për të blerë të 75 botimet e revistës. Ideja për ta ofruar robotin me këste është pëlqyer nga drejtuesit, sepse kështu mund të jetë më e përballueshme nga blerësit.Numri i parë me një pjesë të "Robi"-t ka dalë në vitin 2013 e deri më tani të apasionuarit kanë ndërtuar rreth 60 mijë prej tyre.Për ideatorin e tyre, Takahashi, shpikja më e madhe që nga koha e celularit do të jenë pikërisht robotët e zhdërvjellët që flasin."Mendoj se Robi do të zvogëlohet edhe më shumë në të ardhmen, do të ketë funksionet e një telefoni celular dhe do të mund të mbahet në xhepin e xhaketës. Madje me të mund të bësh edhe një bisedë. Mendoj se kjo epokë do të vijë shpejt, unë dua ta bëj realitet brenda vitit 2022".Takahashi gjithashtu mendon se njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga zhvillimet robotike. Ashtu si ai në fakt e mendon edhe qeveria japoneze.Me një nga popullësitë më të vjetra në botë, krerët e vendit kanë shpresa të mëdha se në të ardhmen robotika mund të jetë përgjigja për uljen e numrit të punëtorëve, sidomos për në fushën e bujqësisë.