Kura për diabetin, bakteret kanë rolin kyç
Kur jeni diabetik, ju duhet të kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak. Doktori ju thotë ta bëni këtë gjë, katër herë në ditë. Kështu që ju pickoni gishtin tuaj. Një pikë e vogël gjak duket. Ju e vendosni në testues dhe prisni 5 sekonda deri sa të dali rezultati, thotë Timothee i cili vuan nga diabeti.Normalisht, është detyra e pankreasit të kontrollojë nivelin e sheqerit në gjak duke prodhuar një hormon të quajtur insulin. Insulina normalisht sekretohet nga të ashtuquajturat qelizat beta, por tek njerëzit me diabet, këto qeliza ose sulmohen dhe shkatërrohen nga sistemi imunitar ose bëhen të paafta për të prodhuar sasitë e nevojshme të insulinës.Tipi 1 i diabetit është një sëmundje auto imune ku sistemi imunitar sulmon qelizat beta. Qelizat vdesin dhe prodhimi i insulinës ndalon i gjithi. Në tipin 2 të diabetit, qelizat beta janë prezentë në pankreas por ato nuk funksionojnë ne mënyrën e duhur dhe nuk prodhojnë me mjaftueshëm insuline, thotë diabetologjistja Myriam Cnop nga universiteti i lirë i Brukselit.Në 30 vitet e kaluara, kërkuesit përreth botës janë përpjekur të riprodhojnë këto qeliza në laboratorë në mënyrë që të t'i studiojnë dhe të kuptojnë mos funksionimin e qelizave beta.Sot, një skuadër e drejtuar nga profesor Raphel Scharfmann në institutin francez të kërkimit mjekësor dhe shëndetësor (inserm) mund të kenë gjetur përgjigjen.Ne arritëm të merrnim qelizat beta nga një pjesë e vogël e pankreasit të embrionit njerëzor të transplantuar tek minjtë, por sasitë ishin tepër të vogla, shpjegon ai. Kështu që ne shtuam një gjen pavdekshmërie në qeliza, e cila më pas u rrit brenda miutit.Ne më pas ishim të aftë t'i hiqnim ato nga miu dhe t'i vendosnim në një pllakë Petri. Këto qeliza tashmë do të jenë shumë të dobishme, qoftë në aspektin e të kuptuarit se si këto qeliza beta shkatërrohen ose se si bëhen disfunksionale në disa pacientë diabetik dhe ndoshta një ditë të mund të jemi të aftë të zhvillojmë droga të reja për lloje të ndryshme të diabetit.Shumë diabetikë sot, vuajnë nga diabeti i llojit të dytë, një sëmundje e lidhur me të qënit mbipeshë ose obez, fenomen që është shndërruar në një epidemi të vërtetë dhe një problem kombëtar shëndetësor në disa vende të zhvilluara.Por ndihma mund te jetë rrugës falë një bakteri të quajtur ' Akkermansia muciniphila' sipas Patrice Cani nga universiteti katolik i Louvain ( UCL ) në Belgjikë.Ne e gjetëm këtë bakter tërësisht rastësisht, thotë ai. Ka rreth 100 000 baktere në zorrët e njeriut dhe ne e kemi ditur për një kohë të gjate se këto baktere ndihmojnë në tretjen e ushqimit, për shembull.Këtu, në këtë rast konkret, ne ishim të aftë të tregojmë se akkermansia ishte e aftë të shkëmbente me qelizat tona njerëzore dhe të ndryshonte mënyrën se organizmi jonë përdor sheqerin, për të luftuar llojin e dytë të diabetit.Kështu që jemi duke studiuar aktualisht, mundësinë e dhënies së këtij bakteri, kundrejt pacientëve të cilët vuajnë nga obeziteti dhe lloji i dytë i diabetit. Dhe ne shpresojmë që në disa vjet, ne do të kemi përgjigjen e pyetjes: a mund ta japim këtë bakter përveç një kure për të luftuar llojin e dytë të diabetit?, shpreson ai./oranews.tv/