“Interneti i gjerave” dominon CES në Las Vegas (VIDEO)
CES, një nga shfaqjet më të mëdha në botë, për teknologjinë, ka tërhequr turma rekord në Las Vegas.Këtë vit ishte e gjitha mbi faktin e të qenit të lidhur, me çdo gjë nga kuletat ose portofolet e zgjuar, printimin 3d dhe shumë më shumë.Fjala kyce e këtij edicioni ishte, interneti i gjërave, por çfarë do të thotë kjo frazë në vetvete?Kur themi interneti i gjërave, ne shpesh jemi duke folur mbi mënyrat në të cilat, le të themi, termostati juaj ndërvepron me makinën tuaj.Dhe ne po fillojmë të shohim shumë nga këto koncepte në këtë shfaqje, shumë shtëpi te cilat jane lidhura me makinat, me garazhdin, me spërkatësin e ujit. Kjo pra është interneti i gjërave, për konsumatorin, thotë Lindsey Turrentine, kryeredaktore në CNet.Bota e sotme prezanton shumë e më shumë pajisje që synojnë të ofrojnë ndaj konsumatorit shtëpi të zgjuara, ku dyert hapen dhe dritat ndizen automatikisht, si edhe ku kuzhinat e zgjuara bëjnë cdo gjë nëpërmjet internetit.Ka gjithashtu shumë drone, me të vërtetë shumë prej tyre, me manifakturuesit që vënë bast mbi faktin se ethet e droneve do të qëndrojnë të larta ende, edhe për një periudhë kohe.Shfaqja ishte një mundësi për ata që të prezantonin karakteristika inovative të cilat i bëjnë dronet më të vegjël, më të lire dhe zgjerojnë mundësitë e asaj që konsumatorët mund të bëjnë me to.Dhe nëse kënaqësia juaj është printimi 3d, CES, ishte vendi për të qenë prezent, me dyfishin e shitësve, krahasuar me vitin e kaluar, të cilët tregonin lloje të ndryshme të pajisjeve që printojnë 3d në të gjitha format dhe madhësitë, duke përfshirë printimet e ushqimit dhe printimin e veshjeve 3d.Printimi 3d i vitit të kaluar ishte me të vërtetë në fazën konceptuale dhe kishte një rang shumë të limituar të aplikimit, thotë analisti i teknologjisë Scott Steinberg.Tani, ajo që ju shihni, është lëvizja e printimit 3d drejt një hapësire ku ju mund të krijoni pajisje shtëpiake të përditshme, ku ju mund të krijoni të gjitha gjërat të cilat ju mund t'i përdorni në shtëpi, ose edhe ato të cilat mund të jenë inovacione apo pajisje që synojnë përdorimin vetëm nga ekspertët e teknologjisë.Më shumë modele të cilat u testuan live në skenën e panairit, që nga tavolinat e shahut e deri tek bizhuteritë, duket sikur nuk ka një fund ndaj aplikimeve për printerët 3d./oranews.tv/