Veshjet impresionuese Hi-Tech (VIDEO)
Lloje të ndryshme veshjesh Hi Tech u ekspozuan këtë vit në shfaqjen ndërkombëtare të elektronikës konsumatore në Las Vegas!Veshje të zgjuara, corape të zgjuara dhe madje edhe pranga të zgjuara ishin të gjithë në vitrinën e panairit lider botëror për teknologjinë.Reperi Ëill.I.am prezantoi pajisjen e tij që vishet, të quajtur Puls. Duke e përshkruar si 'kompjuterin e parë të modës në kyçin e dorës që frymëzohet nga byrzylyket klasik të chanel, fendi dhe gucci', artisti dhe sipërmarrësi pretendon se pajisja e tij më e re, con një hap më tej të gjitha aftësitë e një smart phone.Kështu, që Pulsi është një pajisje e vecantë që qëndron më vete e cila ka gps, 3g, ëireless dhe bluetooth.“Kjo pajisje vjen me një kartë sim. Ka të njëjtën teknologji të cilën ju do të mund ta mbanit në dorën tuaj në një smartfon”, thotë ai.Kishte gjithashtu edhe nga corapet e zgjuara Sensoria. Sensore në fund të cdo çorapeje dallojnë presionin e shputës dhe i hedhin të dhënat në një pajisje të zgjuar në kyçin e këmbës.Informacioni më pas dërgohet në një aplikacion në smartphone, i cili lejon përdoruesit të përcaktojnë synimet e tyre dhe të gjurmojnë progresin e tyre, si përshembull të zgjedhin zonën e dëshiruar për ritmin e zemrës për sesione të ndryshme trajnimi.“Unë mund të lejojë një vrapues të dije jo vetëm se sa larg dhe sa shpejt ai po vrapon, por edhe se sa mirë ai po vrapon”, thotë drejtuesi i sensoria, Davide Vigano.Ndërsa kompania britanike Open Bionics tregoi dorën e saj prostetike robotike me kosto të ulët e cila ofron funksionalitet të avancuar për një fraksion të kostos së prostetikave tradicionale, falë printimit 3d.Ajo përdor sinjalet, këto janë sinjale elektromiografike, të cilat dallojnë aktivitetin e muskujve. Pavarësisht një dorë që mungon, një person i gjymtuar ka ende muskujt në parakrahun e tij të cilët mund të tkurren dhe lëshohen.Kështu që kemi dy kanale, nëse unë tkurr muskujt, dora do të mbyllet, dhe nëse do t'i lëshoj ato, më pas do të hapet, thotë themeluesi i Open Bionics Joel Gibbard.