Përmbytje në Durrës, 15 familje në Shkozet ndodhen nën ujë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2015, 17:42
Reshjet e fundit kanë shkaktuar përmbytjen e rreth 15 familjeve në Shkozet të Durrësit. Banorët ankohen se situata është rënduar si pasojë e mosfunksionimit të kanaleve kulluese.Sipas qytetarëve është e nevojshme ndërhyrja e menjëhershme për pastrimin e kanalit kryesor dhe për ndërtimin e nje rrjeti te ri kanalizimesh në zonën e plazhit dhe Shkozetit për të normalizuar situatën.Zonat e Shkozetit, Plazhit dhe ajo e ish-Kënetës prej kohësh janë vatrat më problematike përsa i përket përmbytjeve në rast të reshjeve intensive të shiut