FOTOLAJM/ Kosova e pafuqishme të ndalojë ikjen e qytetarëve të saj

Një kosovar me fëmijën e tij në krahë, kalon ilegalisht kufirin hungaro-serb në afërsi të fshatit Asotthalom më 6 shkurt.Bashkimi Europian po përjeton një rritje të ndjeshme të numrit të qytetarëve kosovarë që po kërkojnë të largohen nga vendi, me 10 mijë vetë që kërkojnë azil në Hungari në vetëm një muaj, krahasuar me 6 mijë që kishte gjithsej në vitin 2013.Ky kalim i kufijve të Europës nëpërmjet Serbisë nga ana e kosovarëve ka ardhur për shkak të trazirave politike dhe trazirave në rrugët e Kosovës, të nxitura nga varfëria, papunësia e lartë dhe niveli i lartë i korrupsionit /Foto REUTERS/Laszlo Balogh