Dëmshpërblimi i pamarrë, banorët e Bërdicës: Na zeroni faturat e papaguara të energjisë
Banorët e komunës Berdicë kanë dalë me një propozim të ri për qeverinë.Ata kërkojnë që të dëmshpërblehen për dëmin e shkaktuar nga përmbytjet e herepashershme, ose në formë kompensimi t'u zerohen faturat e papaguara të energjisë elektrike.Ky propozim iu parashtrua prefektit të Shkodrës, Paulin Radovani, për t'ia dorëzuar zyrtarisht qeverisë. Nëse as ky kompensim nuk realizohet banorët e lodhur nga pritja kërcënojnë të dalin në protesta.Adem Lami, banor : “Qeveria na e ka borxh sipas dokumentave për të na bërë një farë lehtësimi”.Isuf Meta, kryeplak i fshatit Berdicë e sipërme : “Çdo familje i ka dëme të paktën 5-7 milionë lekë në banesa e objekte. Këto fatura të paktën të balancohen me borxhin që ka shteti”.Kërkesa e banorëve të komunës Bërdicë është mbështetur nga prefekti Paulin Radovani dhe kryetari i komunës Besnik Brahimi. Ndërsa kërkuan që kjo çështje të mos përdoret politikisht.Paulin Radovani, prefekt i qarkut Shkoder : “ Ne kërkojmë atë që na takon. Për ato dokumenta, për ato dëme që janë njohur dhe iu janë vënë firmat, qeveria duhet t’ju ndihmojë. Në atë kohë kishte një vendim që KESH-i duhet të paguante ato dëme që janë krijuar, në të njëjtën kohë që jeni debitorë në KESH. Do t’i bëja thirrje zyrtare qeverisë : Sa ekziston mundësia që të shkohet në kufijtë normalë”Besnik Brahimi, kryetar i komunës Berdicë : “Do të luftoj deri në pikën e fundit, që t’i kthehet dëmshpërblimi i këtij komuneti që është përmbyt në 2010-n”.E njëjta kërkesë si ajo e banorëve të komunës Bërdicë i është parashtruar prefektit edhe nga banorët e komunes Dajç. Për përmbytjet e viteve 2010 - 2013, banorëve të zonës së nënshkodres i është kompensuar 49% e shumës për dëmin e shkaktuar për gjënë e gjallë, ndërsa dëmi në biznese dhe shtëpi ende nuk është kompensuar.