Shoqata e prodhimit të bukës ndihma për zonat e përmbytura
Biznesi shqiptar vijon të japë ndihmën dhe gadishmërinë e tij për banorët e prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit në Fier e Vlorë.Një grup i Shoqatës së prodhimit të Bukës së Shqipërisë, kanë dhënë ndihmën e tyre dhe janë solidarizuar me familjet në nevojë në zonat e prekura, duke dërguar atje cdo ditë furgon me bukë, sikurse ka bërë edhe në raste të tjera në Gërdec por edhe pas përmbytjeve të pak viteve më parë në Lezhë dhe Shkodër.Rasim Nela (përfaqësues i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës): "Një grup i shoqatës së prodhuesve të bukës së Shqipërisëpo menaxhon dërgimin e një ngarkese me bukë siç kemi bërë në Gërdec dhe në Shkodër. E kemi bërë praktikë, solidarizohemi në raste të tilla."Shoqata e prodhuesve të bukës ka siguruar se edhe në ditët në vijim, gadishmëria e tyre për të ndihmuar sadopak në lehtësimin e situatës në familjet që kanë humbur gjithcka, nuk do të mungojë./Oranews.tv/