Pas arrestimit, Gjika në spital privat, mjeku: Për 72 orë në reanimacion

Vlore-Krybashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, e ka pasur të vështirë të mbajë mbi supe hekurat e burgut. E para që e ka tradhëtuar të zgjedhurin socialist në krye të Bashkisë bregdetare ka qenë zemra.Pak orë pasi ishte mbyllur në burg, Gjika ka shfaqur probleme shëndetësore në krahëror shoqëruar edhe me tension të lartë. Fillimisht i shoqëruar me forca policore, ai la Komisariatin dhe iu drejtua Spitalit rajonal të qytetit.Mjekët e shtruan menjëherë Kryebashkiakun e tyre në reanimacion dhe nën kujdesin e tyre kaloi aty natën e parë, i ruajtur me policë te koka.Në orët e para të ditës mjekët e Vlorës edhe pse e cilësuan stabël gjendjen shëndetësore, e panë të nevojshme që Gjika të transportohej në Tiranë për mjekim më të specializuar në Spitalin e burgut.Mjeku kardiolog i Shpëtim Gjikës: "U vlerësua dhe njëherë gjendja e tij. Sëmundjet skemike kështu janë.Janë dhimbje gjoksi që mund të tregojnë shumë gjëra, mund të çojnë drejt infarktit apo parainfarktit. Vlerësimi është njëlloj.Do të ishte mirë të bëntë një koronografi që ne se bëjmë këtu. Dhe i dhamë të drejtën ta bëjë në një spital tjetër".Pas dy orësh udhëtimi me ambulancë dhe shoqëruar me eskpertë policie, kreu i Bashkisë bregdetare arriti në Spitalin e burgut. Pas ekzaminimeve, Gjika është shoqëruar për në një Spital privat nën kujdesin e dy punonjësve të policisë.

mjeku Bekim Jata
Mjeku Bekim Jata: “Pas 24 orëve do të përcaktohet për intervenimin e tij, ndoshta do të shkohet deri tek koronarografia. Minimumi, 72 orë ai do të survejohet dhe më pas do të vendoset për kryerjen e koronarografisë. Ai duhet ndjekur në reanimacion”.Pikërisht fillim javën e ardhshme, Gjika do të njihet zyrtarisht me akuzat dhe do ti verifikohet masa e sigurisë.Burime nga organi i akuzës bënë me dije për Ora News se të hënën do të jetë me shumë mundësi në Spitalin e burgut seanca e masës së sigurisë, ku duke para gjendjen shëndetësore, me shumë gjasa Kryebashkiaku pjesën tjetër të izolimit mund ta kalojë jashtë qelisë.Ndërkohë të shtunën pasdite, Gjykata e Vlorës ka verifikuar masën e sigurisë për dy të arrestuarit e tjerë, Doriana Sulaj Shefe e Urbanistikës Vlorë dhe biznesmeni Artur Haxhi, duke i lënë që të dy në burg.Nga Gjykata do të shikohet edhe kërkesa e Prokurorisë për ti sekuestruar pallatin e ndërtuar biznesmenit në mënyrë të paligjshme, për të cilin u firmos edhe urdhër arresti për qytetarin e parë të Vlorës.[caption id="attachment_461372" align="alignnone" width="640"]gjikaaa Në foto: Shpëtim Gjika brenda ambulancës teksa transportohet për në spital[/caption][caption id="attachment_461254" align="alignnone" width="640"]gjikka autoambulanca Momenti i transportimit te Shpetim Gjikes ne autoambulance, 7 shkurt 2015[/caption][caption id="attachment_461265" align="alignnone" width="640"]mjeku Në foto: Mjeku kardiolog i Shpëtim Gjikës dhe ambulanca që transportoi Gjikën, 7 shkurt 2015[/caption][caption id="attachment_461200" align="alignnone" width="640"]shpetim gjika Shpetim Gjika duke u transportuar ne spitalin e Vlores, 6 shkurt 2015[/caption]/Oranews.tv/