Marrëveshja e re e Greqisë, pritet propozimi për vendet e BE
Pavarësisht presionit nga zyrtarët e Eurozonës që në marrëveshjen e re do ketë vetëm një shtyrje të afatave të shlyerjes së borxhit, Qeveria greke këmbëngul se nuk do të propozojë shumë shpejt një marrëveshje të re dhe ajo duhet të vihet në zbatim në muajt e ardhshëm.Të mërkurën pritet një takimin tjetër mes Ministrit grek të Financave, Janis Varufakis, me kreun e eurogrupit të Ministrave të Financave të vendeve të BE-së, Jeroen Dijsselbloem.Megjithëse parashikohet një përplasje e fortë mes të dyve, kryenegociatori i caktuar nga Kryeministri Aleksis Tsipras thotë se vendi nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç marrëveshjes me kreditorët."Programi i shpëtimit do të thotë që vendi do të kalojë në reçesion të vazhdueshëm dhe do të ketë një borxh të papërballueshëm dhe të paqendrueshëm".Varufakis është takuar me delegacionin e thesarit amerikan, që gjithashtu e këshilloi Qeverinë të vazhdonte me reformat dhe të bashkëpunonte me kolegët europianë dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.Por Dijsselbloem tha se duhej arritur një marrëveshje brenda afatit të fundit, më 16 shkurt, në mënyrë që Eurozona të vazhdojë ta mbështesë financiarisht Athinën.Marrëveshja ekzistuese përfundon më 28 shkurt dhe pa të Greqia do ta ketë të pamundur të mbijetojë financarisht, pasi ka pak shpresa të marrë kredi në tregun ndërkombëtar privat."Tani u takon atyre të vendosin se çfarë do të bëjnë. Kanë disa ide për mënyrën se si duan ta ndryshojnë bashkëpunimin, të cilat do t'i diskutojmë të mërkurën.Nuk pres të dalim në ndonjë përfundim që në takimin e parë. Synimi i të gjithëve është që ta rikthejmë sërish Greqinë të pavarur financiarisht, por për momentin nuk është kështu".Ndërkohë, të dielën kryeministri Tsipras pritet të paraqesë para parlamentit helen programin e Qeverisë së Syriza-s.Pavarësisht premtimeve që ka bërë para se të zgjidhjeve, Tsipras do të bëjë kujdes që të mos tensionojë më tepër marrëdhënien me kreditorët.Kështu, Qeveria e re mendohet se nuk do të ndërpresë marrëveshjet e privatizimit që janë nënshkruar më parë nëse nuk ka arsye ligjore, por nga ana tjetër do të vazhdojë me planin për të ofruar energjinë elektrike falas për familjet në nevojë.