Vetëvendosje "nis" për emigrim pushtetarët e Kosovës!

Ndryshe nga protestat e fundit, të dhunshme, që ka zhvilluar së fundmi, këtë herë Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur një ironinë për të shprehur pakënaqësinë me Qeverinë.Sipas saj, në vend të mijëra qytetarëve që largohen çdo ditë nga Kosova, duhet të jenë krerët e shtetit që të nisen me autobuzë për në emigrim.Këtë, aktivistët e Vetëvendosjes e kanë shprehur në mënyrë simbolike, duke improvizuar një autobus prej letre, në të cilin kanë vendosur fotografitë e qeveritarëve."Atëherë e vetmja mundësi, e vetmja e mirë që kish mujt me bo kjo Qeveri është t'i hypin autobusit dhe të largohen e të dalin jashtë shtetit dhe të kërkojnë azil.Mund të them shumë sinqerisht se këta janë të vetmit qytetarë të Kosovës që i plotësojnë kushtet për azil, për arsye se kur të dalin atje se për 15 vite me radhë i kemi bo keq këtij populli, për 15 vite me radhë e kemi vjedh këtë popull, për 15 vite me radhë ja kemi shitë gjithë pasurinë që ka dhe në fund edhe po e rrahim", thotë Topalli.Sipas Vetëvendosjes, problem shqetësues i largimit të qytetarëve duhet të trajtohet me seriozitetin më të madh nga qeveria, me një plan të mirëfilltë ekonomik për të krijuar punësim.Sipas të dhënave më të fundit, vetëm në Gjermani e Austri, pothuajse 8000 shqiptarë të Kosovës kanë bërë kërkesë për azil ekonomik.