Berat, Bashkia masa për mosdaljen nga shtrati i Osumit
Zona më e rrezikuar nga përmbytjet në qarkun e Beratit vazhdon të mbetet Bashkia e Urës Vajgurore dhe fshati Kozare në rrethin e Kuçovës. Reshjet e ditës së premte shtuan rrezikun e daljes së lumit Osum nga shtrati. Për të shmangur rrezikun Bashkia vendosi menjëherë disa prita mbrojtëse në pikat më të rrezikshme përgjatë bregut të lumit.Syrja Ormenaj , Kryetari i Bashkisë së Urës Vajgurore : “ Situatën e kemi nën kontroll të plotë. Shtabi i Emergjencës ka marrë të gjitha masat për të rritur edhe pak lartësinë e pritës mbrojtëse me qëllim që mos të kemi më dalje të lumit”.Në fshatin Kozare, dhjetra hektarë tokë janë ende nën ujë, ndërsa familjet e përmbytura pak ditë më parë kanë filluar të rikthehen në shtëpitë e tyre. Ndihma për familjet e prekura nga përmbytjet janë shpërndarë nga Kryqi i Kuq në Berat dhe Emergjencat Civile.