Merkel i bën thirrje Rusisë të përpiqet të zgjidhë krizën në Ukrainë
Europa dhe Shtetet e Bashkuara kanë mendime të ndryshme për zgjidhjen e krizës së Ukrainës. Kongresi amerikan ka vënë nën presion Presidentin Barak Obama për të ndihmuar me armatime forcat e qeverisë së Kievit, por Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e përjashton këtë mundësi.Gjatë fjalimit të mbajtur në Mynih, në Këshillin e igurisë, dy ditë para se të takohet me Obamën në Shtëpinë e Bardhë, Merkel e bëri të qartë se konflikti nuk do të zgjidhet ushtarakisht. Megjithatë ajo i bëri thirrje Moskës që të luajë një rol pozitiv në zgjidhjen e krizës.Angela Merkel:"Duam të rrisim sigurinë në Europë bashkë me Rusinë, jo kundër saj. Rusia ka pjesën e saj në zgjidhjen e krizës në Ukrainë. Ajo nuk mund të zgjidhet ushtarakisht.Por pas bisedimeve që patëm në Moskë bashkë me presidentin francez, është e pasigurt nëse do të kemi sukses.Megjithatë në gjykimin tonë ia vlente ta provonim. Minimalisht ishte një detyrim ndaj njerëzve të prekur nga luftimet në Ukrainë".Ndërkohë nga Rusia, Presidenti Putin iu përgjigj Kancelares duke thënë se vendi i nuk do të nënshtrohej, por përjashtoi mundësinë e konfliktit të armatosur."Ky rend i ri botëror nuk do t'i shkojë kurrë për shtat Rusisë, por nuk kemi ndërmend të nisim luftën me askënd, vetëm do të bashkëpunojmë", mësohet të ketë thënë Putin.Në Mynih, Merkel zhvilloi takime edhe me Presidentin ukrainas, Poroshenko dhe Zëvendës.presidentin amerikan, Xho Bajdën, për të diskutuar planin e paqes për Ukrainën, një ditë pasi Kancelarja gjermane takoi Putinin në Kremlin bashkë me Presidentin francez, François Hollande.Plani gjithsesi mendohet se do të jetë i ngjashëm me marrëveshjen e armëpushimit të nënshkruar nga palët në shtator të 2014-s, e cila mbeti vetëm në letër pasi rebelët nuk u ndalën por madje fituan edhe më shumë territore deri atëherë.Që prej nisjes së konfliktit në mars 2014, më shumë se 5400 vetë kanë humbur jetën dhe 1.2 milion të tjerë kanë lënë shtëpitë në territoret nën kontrollin e separatistëve.