Maks Velo akuzon regjisoren e filmit "Bota" për plagjiaturë

Tirane- Profesor Maks Velo akuzon regjisoren dhe ideatoren e filmit “Bota”, Iris Elezi për plagjiaturë.Sipas profesorit, piktor, arkitekt dhe publicist, skenari i filmit por edhe sheshi i xhirimit janë të marra nga novela e tij “Klubi i Karavastasë”.I ftuar sot në mëngjes në “Ditë e re Weekend”, Maks Velo në Ora News tha: “Është një homazh për të të gjithë ata të harruar që kanë qenë të burgosur dhe i kam vendosur në Karavasta, në një kafene të caktuar dhe madje më erdhi shumë keq që në një film kohëve të fundit, është xhiruar aty, në po atë kafe, në po atë vend. Duke marrë këtë temë dhe nuk thotë fare..” thotë Velo duke shtuar se autores ia ka dhënë librin “Klubi i Karavastasë” me dedikim.“Ka një gjë shumë të rëndësishme plagjiatura dhe vjedhja. Nuk vjedhin vetëm elektrik dhe ujë. Artistët vjedhin në mënyrën më të paturpshme sepse nuk i dënon njeri dhe nuk i kritikon njeri” nënvizon Velo.Në korrik të 2014-tës filmi “Bota” me regjisorët Iris Elezi dhe Thomas Logoreci fituan çmimin “Fedeora” në Festivalin ndërkombëtar të filmit në Çeki./Oranews.tv/