Protesta e autobusëve, Berat, kundërshtojnë liçensimin e furgonëve

Drejtuesit e autobusëve interurbanë në Berat kanë protestuar në ambientet e Terminalit të qytetit kundër dhënies së lejeve nga bashkia për taksitë 8+1.Të gjitha linjat interurbane që nisen nga Berati në drejtim të qyteteve të tjera të vendit kanë pezulluar punën për më shumë se 1orë në shenjë protestë kundër këtij vendimi që kërkon të marrë bashkia e qytetit për shërbimin e taksive 8+1.Sipas drejtuesve të autobusëve interurbanë, vendimi që kërkon të marrë bashkia për liçensimin e këtij shërbimi është i jashtëligjshëm. Ndërkohë që paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë protestën deri  në bllokim të rrugës nacionale.Drejtuesit shpjegojnë se Minsitria e Transporteve ka miratuar një vendim që për këtë shërbim të jepen leje nga bashkitë e çdo qyteti sipas numrit të banorëve të çdo qyteti dhe Beratit i takon të ketë vetëm 3 linja 8+1 në përputhje me ligjin.