Putin, Merkel e Holond bien dakord për plan paqeje për Ukrainën

Vladimir Putin, Angela Merkel dhe Fransua Holond ranë dakord një natë më parë në Moskë që do të punojnë për një plan paqeje për Ukrainën, të cilin do t'ia prezantojnë të dielën presidentit ukrainas, Petro Poroshenko.Tre liderët folën për më shumë se katër orë të premten në mbrëmje (6 shkurt 2015) dhe pavarësisht se nuk pati konferencë për shtyp, palët e pëshkruan bisedën si të dobishme dhe të rëndësishme për procesin e paqes.Plani që do të diskutohet të dielën me Poroshenkon gjithsesi pritet të jetë i ngjashëm me marrëveshjen e armëpushimit të nënshkruar nga palët në shtator të 2014-s, por që nuk u zbatua kurrë, pasi rebelët kanë fituar edhe më shumë territore që atëherë.Rusia akuzohet se ka armatosur separatistët por i mohon fort këto akuza. Megjithatë që prej nisjes së konfliktit në mars 2014, më shumë se 5400 vetë kanë humbur jetën dhe 1,2 milionë të tjerë kanë lënë shtëpitë në Luhansk e Donjeck.Ngjarjet në Ukrainë do të jenë temë kryesore edhe në axhendën e konferencës së sigurisë që po zhvillohet në Mynih. Në të do të flasin ndër të tjerë, edhe Merkel, sekretari amerikan i shtetit, Xhon Kerri, si dhe ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov. Por më shumë se sa fjalimet në publik, të rëndësishme do të jenë bisedat me dyer të mbyllura mes palëve.Edhe pse janë të bashkuar në qendrimin e tyre ndaj Rusisë dhe ndihmës së saj për rebelët, Europa dhe Shtetet e Bashkuara nuk ndajnë të njejtin mendim për idenë e amerikanëve për të furnizuar me armatime ushtrinë ukrainase, për shkak se kjo mund vetëm të përkeqësojë marrëdhëniet me Rusinë./Oranews.tv/