Dy lëkundje sizmike natën, ndihen në Tiranë, Kosovë e Maqedoni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2015, 07:30
Dy lëkundje sizmike janë ndjerë në orët e para të mëngjesit të 7 shkurtit 2015.Qendrat sizmiologjike regjistruan një lëkundje me Magnitudë 3 në orën 03:12, 9 km në veri të Tiranës.Lëkundja tjetër edhe më e fortë se e para me Magnitudë 4.6 është regjistruar rreth orës 02: 56 minuta në Kurbnesh të Mirditës. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Kosovë, MaqedoniShumë banorë sidomos ata që jetojnë në katet e larta kanë ndjerë lëkundjet e tërmetit, por nuk raportohet për dëme apo për të lënduar.
