Re-Timer, syzet që ndihmojnë proçesin e gjumit

Jeta moderne e përditshme do te thotë se një numër në rritje njerëzish janë duke vuajtur nga çrregullimet e gjumit të cilat mund të çojnë në probleme shëndetësore serioze.Mes numrit të lartë të shkaktarëve të këtij fenomeni, është edhe lodhja nga fluturimet për shkak të udhëtimeve ndërkombëtare si edhe puna e natës.Në universitetin australian të Flinder, psikologu i gjumit Leon Lack beson se ai ka pikërisht përgjigjen.Quhet re-timer dhe duket si një palë syze dielli qesharake. Kjo pajise që kontrollon kohën emëton një dritë të butë, blu dhe jeshile e cila stimulon pjesën e trurit që është përgjegjëse për ritmin tonë circadian, e njohur ndryshe si ora e trupit, e cila e lejon trupin të jetë më në gadishmëri kur jemi të zgjuar dhe të flejë më qetësisht në kohën e gjumit.Na erdhi në mend se diodat që emëtojnë dritë, të cilat janë pajisje shumë të vogla, në mënyrë shumë eficente konvertojnë elektricitetin në dritë dhe nëse ato do të montoheshin më afër syve tanë, ato do të fusnin mjaftueshëm dritë në sy dhe do të shërbenin si një pajisje për terapi drite.Kështu që në thelb, vetëm që afroi burimin e dritës më afër me sytë dhe zvogëloi madhësinë e burimit të dritës, thotë profesor Leon Lack, bashkë zhvillues i re-timer.Terapia me dritë është përdorur për vite për të ndihmuar rregullimin e orës së trupit, veçanërisht për njerëzit që vuajnë nga çrregullimi i ndikimit sezonal.Por pajisjet e mëparëshme nuk ishin edhe aq miqësore me përdoruesit, pasi kutia e dritës duhej të lidhej me një burim elektrik dhe përdoruesi duhet të qëndrojë në të njëjtin vend për një kohë të konsiderueshme.Zbulimi në pajisjen aktuale, është dioda e vogël që emëton dritë.Zgjedhja jonë e diodave që emëtojnë dritë në ngjyrën blu dhe jeshile e përdorur në re-timerat, u bazua mbi kërkimin tonë përgjatë dekadës së fundit, në lidhje me llojet e gjatësive të valëve ose ngjyrave të cilat janë më eficente në ndryshimin e koordinimit të orës trupore, thotë profesor Lack.Megjithatë, nje gjumë i mire gjatë natës vjen me një çmim: një pajisje re-timer e fuqizuar me bateri do t'ju kushtojë rreth 250 euro./oranews.tv/