Pas ekzekutimit të pilotit hakmerret Jordania, vret dy terroristë irakienë
Pas ekzekutimit të pilotit hakmerret Jordania, vret dy terroristë irakienëËshtë ekzekutuar sot herët në mëngjes në Aman Sajida al-Rishawi, gruaja irakiane e dënuar për sulme terroriste në vitin 2005 në kryeqytetin e Jordanisë.Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i qeverisë vendase, e cila tentoi të negociojë shkëmbimin e pengjeve me shtetin islamik, me qëllim lirimin e pilotit të ekzekutuar barbarisht Muath al-Kaseasbeh nga ektremistët islamikë.Zëdhënësi Mohammed al-Momani tha se autoritetet irakiane kanë ekzekutuar edhe një tjetër të burgosur, Ziad al-Karbouli. Rishawi u dënua në Jordani për rolin e saj në sulmin vrasës të 2005, në të cilin 60 persona humbën jetën. Kurse i ekzekutuari i dytë, Al-Karbouly, luftëtar i Al-Kaedës ishte dënuar për planifikimin e sulmeve terroriste ndaj shtetasve jordanezë në Irak në vitin 2008.Ekzekutimi i pilotit shkaktoi një reagim shumë të ashpër të shtetit jordanez, i cili ekzekutoi me varje dy të burgosurit e organizatave ektremiste. Ndryshe nga pengjet e tjerë, të cilëve u është prerë koka, Moaz al-Kasabeh është djegur i gjallë brenda një kafazi. Video 22 minuta shokoi të gjithë botën, ku presidenti amerikan, Barak Obama, deklaroi se kjo është një tjetër shenjë e barbarizmave të kësaj organizate.