Gjykata e Hagës: As Serbia as Kroacia s'kryen genocid në vendet e njëri - tjetrit

As Serbia as Kroacia s'kryen genocid në vendet e njëri - tjetrit. Ky është vendimi i dhënë nga  Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në lidhje me paditë për genocid që Serbia dhe Kroacia i kanë bërë njëra-tjetrës.Shefi i gjyqtarëve të GJND-së, Peter Tomka,  lexoi verdiktin në Pallatin e Paqes në Hagë.Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçic, e pat përshkruar këtë si një nga ngjarjet më të rëndësishme për marrëdhëniet dy-palëshe, Serbi-Kroaci. Zagrebi e ka dërguar rastin në Gjykatën e Hagës në vitin 1999, ku e ka akuzuar Serbinë për genocid gjatë luftës së viteve 1991-1995.Kroacia ka thënë se Serbia është fajtore për spastrim etnik duke detyruar mijëra kroatë të zhvendosen, të vriten, torturohen dhe pronat e tyre të shkatërrohen. Beogradi ka paraqitur një kundër-padi në vitin 2010, me pretendimin se rreth 200 mijë serbë etnikë janë detyruar të zhvendosen kur Kroacia e kishte filluar operacionin ushtarak në kërkim të territoreve të saj.Pas ofensivës kroate, përqindja e serbëve në ato territore nga 12% sa kishte qenë, kishte rënë në 4% .