Qarku i Korçës përfshihet nga bora dhe ngricat, rrugët kalohen me zhinxhirë

Korçë-Ndërsa jugu i Shqipërisë është përfshirë nga përmbytjet, juglindja  është mbuluar nga dëbora dhe ngricat duke sjellë edhe probleme në qarkullimin  e mjeteve.Në qarkun e Korçës ka probleme akset rrugore Korçë-Voskopojë dhe Korçë-Dardhë, ku qarkullimi i mjeteve kryehet vetëm me zinxhirë.Po ashtu prani të ngricave ka edhe në aksin Korçë-Kapshticë.Me zinxhirë kalohet edhe Qafa e Thanës, aksi rrugor në drejtim të Prespës, Qafë Plloça dhe Qafa e Qarrit.