Xhavit Haliti: Lufta e UÇK-së e pastër, do e vërtetojë Gjykata Speciale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2015, 09:51
Që nga viti i ardhshem, Kosova do të përballet me Gjykaten Speciale për krime lufte, e cila pritet të hetojë disa nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nënkryetari i Parlamentit të Kosoves dhe një nga themeluesit e UÇK-së, Xhavit Haliti, tha në një intervistë me gazetaren Linda Karadaku, të emisionit Ballkan Magazine të Ora News, se në këtë proces, do të vërtetohet pastërtia e luftës së UÇK-së.