21 janari, Burgaj: Mos zbatimi i urdhër-arresteve për shkak të gabimeve ortografike në formular
Gabimet ortografike në formulimin e urdhër-arresteve të lëshuar nga prokuroria për arrestimin e 6 gardistëve, ishte shkaku pse Policia e Shtetit nuk i zbatoi. Me këtë argument është mbrojtur ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj përballë prokurorit Ndini Tavani.Në prokurori është thirrur edhe Ish zv. drejtori i Përgjithshëm Agron Kuliccaj, por nuk ka dhënë hollësi, duke thënë se do të paraqitet në një moment të dytë në prani të avokatit. Kuliçaj dhe Burgaj janë paraqitur në statusin e personave nën hetim.Pas kallëzimit që bëri pak kohë më parë ministira e Brëndshme për dy ish funksionarët e lartë të policisë së shtetit Kuliçaj dhe Burgaj, Kjo është hera e dytë që thirren përpara organit të akuzës.4 vite nga protesta e 21 janarit, drejtësia akoma nuk ka një verdikt përfundimtar, pasi Gjykata e Lartë vazhdon të studiojë dosjen pas rekursit të prokurorisë e cila kërkon rikthimin e Ndrea Prendit, Agim Llupos e Margarit Kumes në burg.