Spanja vendos: Burgim përjetë terroristëve
Forcat politike në Spanjë kanë rënë dakord që të aprovojnë një ligj të ri sipas të cilit të dënuarit për sulme terroriste do të qendrojnë në qeli përjetë.Vetë kryeministri Mariano Rahoj, i Partisë Popullore, njoftoi për masat e reja ndëshkimore pasi nënshkroi një marrëveshje me liderin socialist, Pedro Sançez."Jemi kundër terrorizmit dhe në anën e lirisë. Prandaj i kemi dërguar një mesazh të qartë radikalëve me këtë ligj, që shoqëria spanjolle është e bashkuar për lirinë e saj. Prandaj kjo ditë është shumë e rëndësishme pr të drejtat, liritë dhe sigurinë tonë, pra është një ditë e rëndësishme për demokracinë në Spanjë".Sipas ligjeve në fuqi deri tani, dënimi maksimal në Spanjë është 40 vjet burgim dhe për më tepër kjo masë është dhënë shumë rrallë.Nëse ligji aprovohet sipas marrëveshjes, dënimi me burgim të përjetshëm do të kthehet në end për herë të parë që prej rënies së diktaturës së Frankos në vitin 1975.Marrëveshja u firmos pas disa ditë bisedimesh për të gjetur mënyrat e duhura për luftën ndaj terrorit, duke marrë shkas nga sulmet e ndodhura në Pars në fillim të janarit.Qeveria spanjolle ka bërë të ditur se rreth 70 shtetas të saj janë larguar për të luftuar në grupime radikale në Siri dhe Irak.