Përmbytjet, banorët e Darëzezës “luftë” për të shpëtuar bagëtitë

Nga kjo zonë ish-kënetore në Fier është gati e pamundur të gjesh metra toke. Fshatrat Hoxhar dhe Povelç janë përmbytur.Dhjetra banorë u evakuan gjatë natës, po ashtu dhe shtatë barinj. Po ajo që pamë sapo mbërritëm në Hoxhar ishte e trishtë.Dhjetëra bagëti gjendeshin të ngordhura buzë rrugës. Ky bari thotë se bëri gjithçka për të shpëtuar gjënë e gjallë.“ 30 dele dhe 40 qengja kanë ngordhur. Nuk arrita dot ti nxirrja nga stalla”Ndërsa një banore thotë se janë përmbytur dhjetra hektarë tokë.“ Unë kam 20 dynym tokë që më është përmbytur, plus bagëtitë”.Uji ka arritur deri në 1 metër e gjysëm lartësi. Shtëpitë janë boshatisur. Banorët presin në anë të rrugës dhe janë strehuar tek bashkëfshatarët apo familjarët e tyre.Edhe pse i moshuar, ky banor i Hoxharës tenton ti afrohet vazhdimisht shtëpisë.“Është fut uji komplet në shtëpi, ne po rrimë xhadesë. Ça do bëjmë”.Të përmbytur janë dhe banorët e Povelçit. Ata po ndihmojnë në transportimin e bagëtive. Disa b arinj dhe kope të tëra bagëtish kaë mbetur në një zonë më tutje. Hipëm në një nga gomonet me të cilat bëhet transporti i tyre.Njerëzit janë të solidarizuar me njëri-tjetrin dhe po ndihmojnë, ndërsa nhuk hezistojnë të shprehin dhe kritikat ndaj qeverisë që janë lënë në këtë ditë vetëm.“Ka vdekur populli shqiptar si popull”.Kërcënimi nga përmbytjet është ende i lartë. Në këto dy zona të Darëzezës mungon energjia elektrike, ndërsa banorët bëjnë të gjitha përpjekjet për të shpëtuar çfarë mjunden dhe shpresojnë se një ditë do të dëmshpërblehen.