Skandali mjedisor i ARMO-s, ndotja që shkakton kjo kompani në zonën e Fierit
Televizioni ‘Channel One’ sjell pamjet ekskluzive të pasojave që sjell kompania ARMO në zonën e Fierit.Nga ndotja që ky impiant lëshon në tokë, është bashkuar me ujin që përdoret për vaditje dhe gjithashtu pinë bagëtitë dhe ka sjellë pasoja dramatike.Me dhjetëra krerë bagëti kanë ngordhur. Kjo tragjedi ka ndodhur edhe pse prej shumë kohësh, mjekët në zonë kanë dhënë alarmin se:“Edhe banorët e zonave përreth janë të ekspozuar ndaj intoksikimeve”.Ndërkohë ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, mendon të kundërtën. Në një intervistë për emisionin “Tonight” të Ilva Tares, në Ora News, Ministri deklaron:“Nuk ka vdek ndonjë njeri dhe nuk ka pasur ndonjë problem deri tani.Realisht, ndotje mund të ketë, ka dhe uzina të tjera që ndotin, po e rëndësishme është që ato punojnë”.Ky që flet më këtë arrogancë dhe siguri është Ministri përgjegjës i cili ka lidhur kontratën me kompaninë azere për administrimin e kompanisë ARMO. Por paçka asaj që thotë Ministri, faktet janë ndryshe.Atje helmimi në masë po ndodh. Zoti Gjiknuri përpiqet të heqë përgjegjësinë nga vetja duke thënë së përsa i përkët ndotjes është Ministria e Mjedisit që përgjigjet. I intervistuar nga departamenti i investigimit në Channel One, ministri Lefter Koka thotë se:“ Kompania ARMO deri tani është gjobitur nga Inpektoriati Shtetëror i Mjedisit rreth dy herë me nga 50 milion lekë të vjera. Në dhënien e lejes së një kopanie janë të përfshira disa Ministri. Ministria e Mjedisit përgjigjet thjesht për ndotjen e mjedisit, të tjera Ministri jan ë për pajisjen me leje të ushtrimit të aktivitetit.Kështu që ne kemi lënë detyrat përkatëse, kemi gjobitur, kanë kohënh e tyre, do kontrollohen përsëri, deri në propozim për mbylljen e aktivitetit, vendim që merret nga Qeveria”Pra z. Koka është i pari Ministër i kësaj qeverie që pranon situatë, ka marrë masat e duhura por dhe i tregon vendin kompanisë azere. Ai paralajmëron që në rast se nuk do të merren masat do të bëhet propozim për pezullimin e punës nga kompania ARMO.Megjithë këto faktë, sërish z. Damian Gjiknuri, Ministri përgjegjës për këtë situatë dhe për këtë konçesion është treguar hermetik ndaj interesimit tonë.I paraqitur në punë në orën 9:20 të mëngjesit jo vetëm Ministri, por dhe këshilltari i tij për mediat Dardan Malaj nuk kanë dashur të na japin asnjë informacion.Në këto kushte e vetmja rrugë që mbeti ishte një bisedë telefonike më Ministrin ku u shpreh se:“Nuk di gjë për këtë, tani po e dëgjoj. Mund të shkoni te IQT dhe paraqisni situatën. Ka struktura të tjera Ministria, nuk ka nevojë të takosh Ministrin”.Edhe pse investigimi në Channel One sjell pamjet e masakrës që po ndodh në atë zonë, edhe pse shifrat që vinë nga mjekët janë alarmante dhe dramatike, Ministri që paguhet nga taksat tona, nuk i kërkon asnjë lloj llogarie kompanisë azere.Televizioni Channel One do të vijojë gjatë gjithë javës me investigimin e dosjes ARMO si dhe do të sjellë të reja tronditëse.
