Transballkanikja, Basha apel banorëve: Mos lëshoni shtëpitë pa u dëmshpërblyer
Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, ka dalë në mbrojtje të banorëve të lagjes "Kushtrimi" në Vlorë të cilët protestojnë kundër prishjes së shtëpive të tyre për shkak të ndërtimit të rrugës Transballkanike. Sipas Bashës, Inspektoriati Ndërtimor nuk po vepron në bazë të ligjit, ndaj ai u ka kërkuar banorëve të mos lëshojnë shtëpitë pa u dëmshpërblyer.Lulzim Basha: " Të rezistojnë ndaj së keqes, të mbrojnë pronën dhe familjen. Mos të levizin nga shtëpitë pa vendime të institucioneve dhe pa folur drejtësia. Vetëm diktaturat shkelin ligjin, shkelin mbi jetën dhe pronën e njerëzve.Ky aksion i qeverisë sipas kryeopozitarit nuk mund të tolerohet, ndaj ai theksoi se të gjithë dhunuesit e ligjit do të përballen më drejtësinë.Lulzim Basha: "Partia Demokratike e siguron kryedhunuesin e ligjit dhe ushtarët e tij, se nuk do i shpëtojnë drejtësisë. Ka ardhur koha të paguajnë për dhimbjet që po u shkaktojnë shqiptarëve. Të gjitha faktet dhe dëshmitë do mblidhen për një proçes gjyqësor si nuk e ka parë kurrë historia e këtij vendi. Nuk do të shpëtojë asnjë birbo që zëvendëson shtetin ligjor me shtetin personal të dhunes dhe paligjshmerisë"Rreth 130 banesa në lagjen ‘Kushtrimi’ në qytetain e Vlorës, preken nga ndërtimi i rrugës Transballkanike, ndërkohë që banorët protestojnë dhe refuzojnë t’i lirojnë ato pa marrë më parë dëmshpërblimin.