Kurdët rimarrin rafinerinë e naftës në veri të Irakut
Forcat kurde kanë rimarrë kontrollin e një rafinerie naftë në veri të qytetit irakian Kirkuk, për të cilin po luftonin ndaj militantëve të Shtetit Islamik. Ekstremistët kishin hyrë të shtunën në rafinerinë e kontrolluar nga kompania shtetërore, North Oil Co.Por zyrtarë të forcave kurde raportuan të dielën se kishin rimarrë rafinerinë dhe po kontrollonin nëse ishin vendosur bomba nga ana e militantëve të ISIS.Rafineria në fjalë ka një kapacitet prodhimi prej 15 000 fuçish në ditë, ndërsa muajt e fundit rendimenti kishte rënë në 10 000 fuçi.Që prej shpalljes së Kalifatit verën e kalur, militantët e ISIS kanë marrë nën kontroll disa rafineri nafte në Irak dhe Siri, duke fituar disa qindra mijëra dollarë në ditë nga shitja kontrabandë, për të furnizuar luftën terroriste.