Dalin nga shtrati dhe Osumi e Shkumbini, përmbytje në Berat e Elbasan

Berat- Rreshjet me intesitet të lartë kanë rënduar situatën në gjithë Qarkun e Beratit, ku uji ka pushtuar sipërfaqe të tëra të tokave dhe banesa, ndërkohë që janë evakuar banorët.Zonat më problematike janë: Skrapari ku është dëmtuar  një këmbëz e urës, komuna Otllak, ku uji ka vërshuar nëpër banesa në fshatin Moravë, ndërsa situata më e rënduar është në Ura Vajgurore, ku dhjetra banesa janë nën ujë.Për të përballuar këtë situatë është mbledhur shtabi emergjencave, ku është kërkuar dhe ndihma edhe ushtrisë."Situata më e rënduar është në Urën Vajgurore. Janë përmbytur 27  banesa. Janë evakuar një pjesë e mirë".Ndërkohë,Forcat e Armatosura të Shqipërisë që janë në ndihmë të banorëve të rrezikuar, Në qarkun e Beratit deri tani kanë evakuuar 9 familje, ndërsa në Memaliaj Forca Ajrore ka shpëtuar shtetasin Fatos Vranozi.Sipas shefit të emergjencave Halim Koxhai, situata është nën kontroll për momentin, por në bazë të komunikimit me Korçën e Skraparit prurjet janë duke  u shtuar dhe kjo bën që situata të rëndohet.  Deri më tani  ka dëme materiale, por nuk rrezikohet jeta e banorëve, pasi është bërë largimi i tyre.Ndërsa, komandanti i ushtrisë Gëzim Marku pohon se kanë qenë në gjëndje gatishmërie duke ndihmuar banorët në këto situata sipas Markut sinjalizimi ka ardhur në orën tre të mëngjesit ku dhe jemi gjendur në gadishmëri për të bërë evakuimin.Ndërsa kreu i bashkisë Ura Vajgurore Syrja Ormëni ka pohuar se gjendja në Urën Vajgurore është nën kontroll ka dëmtime në banesa ndërsa për banorët janë jashtë rrezikut dhe është menduar për ti strehur deri në përmirësimin e situatës.(Fotot poshtë: Përmbytjet në Berat)[caption id="attachment_458184" align="alignright" width="640"]berat permbytjet Permbytjet ne Uren Vajgurore[/caption][caption id="attachment_458185" align="alignright" width="640"]permbytjet berat3 Permbytje ne Uren Vajgurore, evakuimi i banoreve nga ushtria[/caption][caption id="attachment_458186" align="alignright" width="640"]permbytjet berat2 Permbytje ne Uren Vajgurore, evakuimi i banoreve nga ushtria[/caption]Reshjet e dendura të shiut të rëna përgjatë gjithë natës kanë sjellë edhe probleme në disa rrugë e akse të qarkut të Elbasanit. Situata paraqitet problematike në aksin Elbasan- Gramsh në fshatin Banje në afërsi të hidrocentralit.Mjetet mund të kalojnë nga rruga e vjetër e cila është e kalueshme. Rruga ne fshatin Shelcan në drejtim të komunës Gjinar është e pakalueshme për shkak të rreshqitje të rrugës, e njohur si problematike sa herë që preket nga reshjet e shiut.Ashtu sikurse problem është hasur edhe ne aksin Elbasan- Librazhd, ka rreshkitje dherash e guresh në fshatin Murrash, ku qarkullimi i mjeteve duhet të jetë i kujdesshëm. Në Librazhd dhe Bashkinë Prrenjas pjesërisht mungon energjia elktrike, por në terren kanë zbritur grupe pune të OSHEE-se, të cilit po punojnë për normalizimin e situatës. Ndërsa aksi Librazhd- Peshkopi, reshje debore ka në komunën Stebleve.Fshtrat në zonat malore janë të mbuluara nga debora por nuk raportohet për rrugë të bllokuara apo të pakalueshme vetëm se qarkullimi i mjeteve duhet të kryhet me zinxhirë njoftojnë drejtuesi e policisë se qarkut Elbasan. Rruga është e kalueshme ne Qafë- Thanë.Ndërsa në qytetin e Elbasanit nuk ka bllokim të rrugëve të brendshme, por në Bashkinë Cërrik, në lagjen Shelgu, lumi shkumbim ka dale nga shtrati duke ardhur deri në zonat e banimit, por situata është nën kontroll edhe nga Shtabi i Emergjencave Elbasan. Gjithashtu punonjësit e pompave të ujit në cërrik, kanë mbetur të bllokuar për shkak të reshjeve çka nuk po mundëson as ndërrimin e turnit midis punonjesve. Dalja nga shtrati e shkumbimit ka përmbytur disa hektarë toke në komunën Paper të qarkut Elbasan.