Kinë , burri blen makinën e re me qindarka
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2015, 17:02
Një kinez vendosi të blinte me para në dorë një makinë e cila kushtonte rreth 6 mijë dollarë duke e paguar atë me qindarka. Veprimi i tij ka habitur shitësin i cili është shprehur:“Më kishte paralajmëruar që do të paguante me prerje të vogla, por mendova se do të ishin kartëmonedha. Kurrë nuk ma merrte mendja se do të paguante me qindarka”.Personi i cili vendosi të blinte makinën tha se monedhat i kishte mbledhur nga biznesi i tij privat por nuk e specifikoi se çfarë biznesi kishte.“Metro” raporton se 8 persona u morën me numërimin e çantës me monedha e cila peshonte 150 kg.
